Rrogat shumë të ulta dhe dënimet shumë të ashpra sollën një kryengritje të gjërë të punëtorëve të mëndafshit në Lionin francez në 9 prillit 1834. Ata me 30 mijë punëtorë përbënin grupin më të madh në qytetin me rreth 165 mijë banorë.
Prej në fund të 1831 në Lion kishte një kryengritje të armatosur. Për të neutralizuar protestën, Franca dërgoi drejt Lionit ushtrinë në 8 prill. Filloi “java e përgjakshme” pasi grupi i punëtorëve në vend të dorëzimit vendosën barrikada, u mbrojtën dhe luftuan. Në 15 prill ushtria arriti të mposhtë punëtorët, por me një çmim të lartë – 600 të vdekur dhe 10 mijë të burgosur me dënime të larta./Foldrejt.com