Është java e tretë e shtatorit dhe ende nuk ka filluar procesi i rregullt mësimor.
Kjo si pasojë e grevës që po mban sindikata e arsimit.
Në komunën e Pejës sot do të ketë protestë nga Këshilli i Prindërve.
Me anë të kësaj proteste ata do të kërkojnë ndërprerjen e grevës dhe kthimin e fëmijëve në shkolla.
Protesta e prindërve pritet të zhvillohet nga ora 12:00 deri në 12:30./FolDrejt/