E hënë 30 gusht. Instituti Kombëtar publikon raportin 24 orësh dhe njofton se 20 persona kanë humbur jetën nga COVID 19-të. Në mesin e tyre dy qytetarë të moshës mes 40 dhe 50 vjeç.
Shifrat e të vdekurve u rriten një ditë më pas.
Të martën njoftimet zyrtare bëjnë me dije se 26 persona vdiqën nga virusi.
Grafikoni i viktimave nga COVID-19 të mërkurën shënoi ulje të vogël duke regjistruar kështu 22 vdekje.
Mirëpo mosha e të vdekurve ishte edhe më e re. Njëri prej tyre ishte rreth të tridhjetave.
Dhjetë kufoma më shumë sesa e mërkurën kishte të enjten.
Gjithsejtë 32 jetë të humbura vetëm brenda 24 orëve.
Të premten, 26 persona nuk arritën t’i mbijetojnë koronavirusit. Në mesin e këtyre viktimave kishte të rinjë nga mosha 20 e sipër.
Edhe e shtuna u kthye në ditë zie për 21 familje kosovare.
Viktimat u takonin moshave kryesisht të reja.
Një viktimë ishte mbi 20 vjeç, një mbi 40 vjeç e 5 të tjerë në mes moshave 50-59.
Dita e fundit e kësaj jave ishte po aq e rëndë si të tjerat.
Të dielën nga Covid-19 humbën jetën 24 persona.