Në korrik të vitit të kaluar, Joe Biden e emëroi Jeff Hovenier ambasador për Kosovën, për t’u konfirmuar unanimisht në këtë pozitë, edhe nga Senati i SHBA më 18 nëntor, transmeton Fol Drejt.
Përveç Kosovës, në kuadër të misionit diplomatik amerikan, ai ka shërbyer edhe në Turqi, Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguaj, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.
Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht dhe ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë disa nga Qeveria e Kosovës.
“Ne kemi investuar shumë në Ballkan. Është në interesin e SHBA-së që Kosova të bëhet një vend i qëndrueshëm, i prosperuar demokratik, siç po bëhet”, ka thënë Hovenier.
Ambassador designate Hovenier recently spoke to his hometown newspaper, “The Bellingham Herald,” about how he’ll play homage to his Washington (state) roots when he soon arrives in Kosovo. Learn more 👉 https://t.co/PhMdvk2x3e
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 4, 2022