Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, pritet që kryetarët e sapozgjedhur të komunave në veri të Kosovës “të marrin rol teknik, jo politik, duke njohur kushtet në të cilat janë zgjedhur”.
Hovenier në një intervistë për Telegrafin ka thënë se të gjitha palët duhet të veprojnë me përgjegjësi, të jenë të përmbajtur dhe të minimizojnë pikat e mundshme të tensionit.
“Ne nuk mbështesim asnjë përdorim të forcës që mund të çojë në tensione të larta ose konflikt të dhunshëm,” tha Hovenier, transmeton Fol Drejt.