Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë deklaroi se ekziston rreziku i lartë për një konflikt të ri mes Kosovës e Serbisë.
Për deklaratat e Kurtit ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, duke përgatitur likuidimin e serbëve.
Në lidhje me zhvillimet e fundit, Klankosova.tv ka pyetur KFOR-in se çfarë ndodhë në rast se në Kosovë zhvillohet një konflikt i ri, pra, kush do t’i marrë kompetencat për të udhëhequr situatën.
KFOR-i, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se misioni i tyre, i drejtuar nga NATO është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së (ish Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999) për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës.
“KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në terren dhe komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe shefin serb të Mbrojtjes”, thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se më 31 korrik, kur Kosova paralajmëroi masën e reciprocitetit për Serbinë për dokumentet hyrëse, situata filloi të eskalojë, ku në terren ishin edhe trupat e KFOR-it.