Prokurorët spanjollë po hetojnë një grup studentësh meshkuj të Universitetit Complutense, të cilët u filmuan duke brohoritur pasi njëri prej tyre hodhi fjalë kërcënuese, të turpshme dhe seksiste ndaj studentëve femra. Pamjet e xhiruara të dielën në Madrid, tregojnë një student që i quan vajzat “k*rva”.
Ndërsa videoja u bë virale, pati një reagim të menjëhershëm nga politikanët në të gjithë vendin. Kryeministri Pedro Sánchez dënoi sjelljen duke thënë se: “Ne nuk duhet të japim asnjë justifikim për këto sjellje që me siguri nuk përfaqësojnë ndjenjën e përgjithshme të shoqërisë spanjolle.
Unë mendoj se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike dhe media të shprehin një ‘jo’ të qartë ndaj këtyre sjelljeve macho dhe të mos bëjnë asnjë hap prapa për barazinë reale midis burrave dhe grave.” Prokurori publik i Madridit ka hapur një hetim për të vendosur nëse incidenti përbën një krim urrejtjeje.
Megjithatë, disa nga banorët e ndërtesës së të gjitha femrave, e cila ishte objektivi i abuzimit, me sa duket kanë mbrojtur studentët meshkuj të implikuar. Nuk ishte e qartë se sa banorë femra e mbështetën deklaratën që i atribuohet banorëve të akomodimit në Santa Mónica, e cila u postua në rrjetet sociale./FolDrejt/