Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje sot anëtarëve të Aleancës së NATO-s që t’i japin më shumë ndihmë Ukrainës.
Stoltenberg shtoi se do t’i bënte të ditur Moskës se nuk do të ketë keqkuptime, vlerësime të gabuara për gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur të gjithë aleatët.
“Ka një nevojë urgjente për të ndihmuar më tej Ukrainën. Në takimin tonë gjatë ditës me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, jam i sigurt se do të zgjidhim çështjet e sistemeve shtesë kundërajrore, armëve antitank, armëve të lehta por edhe të rënda, dhe forma të ndryshme ndihme.në Ukrainë”, tha Stoltenberg, shkruan uebfaqja e NATO-s, transmeton FolDrejt.