“Në mbledhjen në Madrid, ne do të përshkruajmë një rrugë për dekadën e ardhshme, do të rivendosim strategjinë tonë të parandalimit dhe mbrojtjes në një mjedis më të rrezikshëm global”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Në 40-vjetorin e pranimit të Spanjës në NATO, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se aleanca ofron mbështetje kryesore për Ukrainën për të realizuar “të drejtën e saj për vetëmbrojtje, të përfshira në Kartën e OKB-së”.
Stoltenberg tha në Madrid se NATO është e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat nga çdo kërcënim nga çdo drejtim, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.