NATO po punon për planet për një prani të përhershme ushtarake në kufijtë e saj në një përpjekje për të shtypur agresionin e ardhshëm rus, raportoi britanikja Telegraph fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Aleanca është “në proces të një transformimi shumë themelor që do të ketë pasoja afatgjata” për veprimet e presidentit rus Vladimir Putin, tha Stoltenberg në një intervistë me atë gazetë, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
“Ajo që po shohim tani është një realitet i ri, një normalitet i ri për sigurinë evropiane. Kjo është arsyeja pse ne tani u kemi kërkuar komandantëve tanë ushtarakë të ofrojnë opsione për atë që ne e quajmë rivendosje, një përshtatje afatgjatë të NATO-s,” tha Stoltenberg, përcjell FolDrejt.