Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s deklaroi se Aleanca nuk do ta shohë Rusinë si partnere në konceptin e saj të ri strategjik, dokument ky që është i dyti më i rëndësishëm pas Traktatit të Uashingtonit.
“Në konceptin e saj të ri strategjik, NATO nuk do ta shohë Rusinë si partnere”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Koncepti Strategjik është dokumenti më i rëndësishëm i NATO-s, i dyti më i rëndësishëm pas aktit tonë themelues, Traktatit të Uashingtonit”, tha Stoltenberg, transmeton Fol Drejt.