Këshilltari i Vladimir Zelensky beson se qëllimi i Presidentit të Rusisë nuk është vetëm të fshijë Ukrainën nga harta, por edhe të shkatërrojë rendin global.
Këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Sergei Leshchenko, është i bindur se Rusia do të sulmojë edhe vendet anëtare të NATO-s.
“Putini do të sulmojë vendet e NATO-s për të treguar se institucionet globale janë të dobëta. Polonia dhe fqinjët e tjerë duhet të paralajmërohen për atë që po ndodh në Ukrainë”, tha Leshchenko në një deklaratë për të përditshmen e Vjenës “Press”, transmeton FolDrejt.