Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, njoftoi sot se po jep dorëheqjen pas më shumë se tetë vitesh në krye të qeverisë skoceze.
Ajo tha se puna e kryeministres së Skocisë është më e mira në botë dhe se do ta mbajë këtë pozitë derisa të zgjidhet pasardhësi i saj, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.