Ministri i Financave në Britaninë e Madhe, Kwasi Kwarteng, ka dhënë dorëheqje.
Ai cilësohet si ministri më jetëshkurtër në detyrë dhe besohet se ishte një aleat i ngushtë i kryeministres Liz Truss.
Dorëheqja vjen në mes të spekulimeve që Truss do të shpallë sot një kthesë në mini-buxhet, transmeton Fol Drejt.
Ashtu si Truss, ai e ka nisur karrierën politike në vitin 2010, i zgjedhur në Spelthorne, Surrey, kur konservatorët fituan pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti.
Kwarteng ka qenë bashkëautor i një libri të diskutueshëm të vitit 2012, Britannia Unchained, me Truss dhe të tjerë, i cili sugjeroi që punëtorët britanikë ishin “përtacë”, diçka nga e cila ai më vonë u distancua.
Ai arriti të bëhej sekretar biznesi në qeverinë e Boris Johnson, gjë që u pa si një shpërblim për mbështetjen e ofertës për udhëheqje të Johnson.
Mbështeti gjithashtu Liz Truss-in në fushatën e saj të lidershipit të vitit 2022 dhe u përshkrua si shpirti binjak politik i kryeministres, përpara se të bëhej ministër i financave.
Kwasi paraqiti një mini-buxhet më 23 shtator, i cili premtonte 45 miliardë £ ulje taksash, të financuara nga huamarrja, e cila u pasua nga turbulencat e tregut dhe një ndërhyrje nga Banka e Anglisë./FolDrejt/