Ministri bullgar i Energjisë, Aleksandar Nikolov, ka dhënë dorëheqje.
Sipas Agjencisë Bullgare të Lajmeve (BTA), ministri Nikolov i ka dorëzuar kryeministrit Kiril Petkov dorëheqjen, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se dorëheqja e ministrit Nikolov ka të bëjë me tërheqjen e partisë ITN nga koalicioni qeveritar.
Nikolov do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet pasuesi i tij.
Në Bullgari, më 8 qershor partia ITN njoftoi se do të tërhiqej nga qeveria e koalicionit.
Kryeministri bullgar, Petkov, tha në një deklaratë se ata do të vazhdojnë me qeverinë e pakicës pasi ITN të largohet nga koalicioni bashkëqeverisës./FolDrejt/