Kryeministri francez Jean Castex ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja e Castex lejon riorganizimin e shumëpritur të qeverisë, pas zgjedhjeve presidenciale të prillit, në të cilat Emanuel Macron fitoi një mandat të dytë.
Reuters njoftoi më parë, duke cituar dy burime të paidentifikuara qeveritare, se Castex kishte mbërritur në Pallatin Elysee për të dhënë dorëheqjen./FolDrejt/