Takimet në Silicon Valley në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me drejtues të kompanisë së mirënjohur Uber, kompani kjo me të hyra vjetore prej 5.8 miliardë dollarë, operon në mbi 70 shtete dhe mbi 10 mijë qytete anembanë botës, transmeton Fol Drejt.
Në takim, kryeministri Kurti foli për potencialin dhe kapacitetet e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Mbi 650 kompani në këtë sektor, 70% e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, tregojnë për potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori. Ndërkaq shtimi i numrit të të diplomuarve në fushën e shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit tregon për kapacitetin në rritje të vendit tonë. Kështu u shpreh kryeministri Kurti gjatë takimit me Andrew Byrne, Shefin e Politikave Publike në Uber.
Ai e ftoi kompaninë Uber që ta konsiderojnë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë./FolDrejt/