Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka dorëzuar vizën historike të fundit turistike që e lëshon ambasada gjermane në Prishtinë.
Ambasadori Rohde, është shprehur i emocionuar që më në fund po përmbyllet ky cikël, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar.
“Duke festuar një moment historik! Sapo i dorëzova vizën e fundit të rregullt Schengen një shtetasi kosovar. I emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë! Duke sjellë diasporën në shtëpi shumë më afër së bashku”, shkroi Rohde.