Presidenti turk përsërit gatishmërinë për të ndihmuar në përfundimin e luftës – Putin i quan rrjedhjet e Nord Stream “akt të terrorizmit ndërkombëtar”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin folën me telefon një ditë përpara se Rusia të ratifikonte aneksimin e territoreve ukrainase të pushtuara nga ushtria ruse, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Sipas mediave turke, Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje presidentit rus që t’u japë “një shans tjetër negociatave” dhe përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të ndihmuar në përfundimin e luftës.
Nga ana e tij, presidenti rus i përshkroi rrjedhjet e Nord Stream si një “akt ndërkombëtar terrorizmi”./FolDrejt/