Ministri Jeremy Hunt tha se qeveria e kryeministres Liz Truss kishte bërë gabime me planet e saj të diskutueshme për uljen e taksave, të cilat shkaktuan trazira në tregjet financiare dhe çuan në shkarkimin e paraardhësit të tij Kwarteng.
Ministri i ri britanik i financave Jeremy Hunt njoftoi sot se disa taksa do të rriten dhe se shpenzimet publike do të rriten më pak se sa ishte planifikuar më parë, pasi do të duhet të merren vendime të vështira për të rivendosur besueshmërinë fiskale të Britanisë, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Ne kemi disa vendime shumë të vështira përpara nesh,” tha Hunt, i emëruar të premten pasi paraardhësi i tij Kwasi Kwarteng u rrëzua./FolDrejt/