Një çift i martuar dhe qeni i tyre jetuan në një hotel luksoz krejtësisht pa pagesë për dy vjet. Mirëpo, në fund, mashtrimi i tyre u zbulua dhe tani ata duhet të paguajnë kosto shumë të shtrenjta akomodimi.
Përkatësisht, çifti ka qëndruar në një hotel me pesë yje nga mesi i vitit 2019 deri në vitin 2021. Gjatë asaj periudhe nuk kanë paguar as edhe një natë, përcjell Fol Drejt.
Për t’i bërë gjërat më të çuditshme, mashtrimi i tyre u zbulua krejtësisht rastësisht – pasi menaxhmenti i hotelit ndryshoi. Më pas u konstatua se ata e dëmtuan hotelin për 140,000 euro dhe tani do të duhet të përgjigjen para Gjykatës së Qarkut Wiesbaden për mashtrim të rëndë.
Sipas hotelit, ata kanë paguar vetëm faturën e parë prej rreth 5600 euro, pas së cilës i kanë lënë të hapura të gjitha faturat e tjera. Zyrtari i hotelit tha se mysafirët e vjetër shpesh ankoheshin për mangësi të ndryshme. Thuhet se në dhomën e tyre kishte buburreca, arrat ishin mykur dhe në një rast gjetën një krimb në sallatë.
Përveç kësaj, i akuzuari pohoi se vuante nga kanceri dhe po trajtohej në Wiesbaden./FolDrejt/