Jill Biden, gruaja e presidentit amerikan Joseph Biden, tha se propozimi i kandidates republikane presidenciale Nikki Haley për të bërë një test të aftësive mendore për politikanët mbi moshën 75 vjeç është “qesharak”.
Komentet e zonjës së parë amerikane për CNN pasuan kandidaturën e pritshme të Biden për një mandat të ri, sepse nëse ai fiton zgjedhjet e 2024, ai do të ishte 82 vjeç në inaugurim, përcjell Fol Drejt.
Jill Biden tha se ajo është “absolutisht” në favor të kandidimit të burrit të saj për president në vitin 2024, raportoi Bloomberg./FolDrejt/