Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se lojtarët nuk duhet të detyrohen të bëjnë deklarata për të drejtat e njeriut në Kupën e Botës në Katar, transmeton Fol Drejt.
Gjermani mendon se nuk është e drejtë t’u bëhet presion lojtarëve për të bërë deklarata politike për Kupën e Botës pasi nuk ishte vendimi i tyre që të luanin turneun në Katar. Klopp foli për turneun e ardhshëm pasi mori çmimin Freedom of Liverpool në një ceremoni të enjten.
“Nuk ka të bëjë me lojtarët e kësaj gjenerate të thonë tani që duhet, që nuk shkojmë, ose nuk e bëjmë këtë, këta janë lojtarët, turneu është në Katar, lojtarët shkojnë atje dhe luani lojën”, tha ai. “Vendimi është marrë nga njerëz të tjerë dhe nëse doni të kritikoni dikë, atëherë kritikoni njerëzit që morën vendimin, jo sportin, jo konkurrencën dhe sigurisht jo lojtarët. Kështu që nuk është e drejtë të presësh që ata të shkojnë atje dhe të bëjnë deklarata të mëdha politike apo çfarëdo qoftë, thjesht nuk është e drejtë”./FolDrejt/