Obelisku NEW BORN është shndërruar në NO NEW BR, duke manifestuar fuqishëm idenë e qëndresës, kundër tendencave për “thyerje” të reja të republikës, shkruan Fol Drejt.
Me rastin e 15 vjetorit të Republikës së Kosovës, ideatori Fisnik Ismaili nuk ua ndryshoi vetëm ngjyrat shkronjave, por edhe vendet.
Me këtë rast, NEW BORN përçon mesazhin kundër krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Duke lëvizur shkronjat e “New Born”, ai ka krijuar mesazhin “NO NEW BR”, kurse mbi dy shkronjat e fundit ka shkruar, “Broken Republic” (Republikë e thyer).
Vetë kreatori Ismaili ka shpjeguar se ngjyrat e obeliskut nuk simbolizojnë vetëm republikën, por edhe solidarizimin me Ukrainën.
Newborn-i, është shndërruar në simbol për kryeqytetin dhe vetë republikën. Ai u inaugurua më 17 shkurt të vitit 2008./FolDrejt/