Pjesëtarët serbë në Policinë e Kosovës në stacionin e Zveçanit, nuk i kanë zhveshur uniformat.
Ata, për Klan Kosovën kanë thënë se u janë shmangur vendeve publike dhe nuk janë ekspozuar shumë, pas situatës së krijuar në paraditen e sotme.
Shumë serbë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot i kanë zhveshur uniformat publikisht për t’iu bashkuar agjendës politike të Listës Serbe, e cila mori vendim t’i lëshojë postet e larta publike në të gjitha institucionet e vendit./FolDrejt/