Igor Tudor (45-vjeçar) u largua nga Marseja pas një sezoni të kaluar aty. Ai fitoi vendin e tretë në Ligue 1, përfundoi Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve dhe u eliminua nga Kupa e Francës.
Kohët e fundit mediat italiane e kanë atë lidhur më së shpeshti me Juventusin, por tashmë ka informacione se edhe Atalanta do të ishte e lumtur ta sillte Tudorin, shkruan Nicolo Schira.
Tudor ka një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtorin sportiv të Atalantës, Tony D’Amico, me të cilin dikur ka punuar me sukses në atë klub. Nuk dihet ende nëse Gian Piero Gasperini do të qëndrojë në pankinën e Atalantës, të cilën e drejton që nga 14 qershori 2016. Kontrata e Gasperinit skadon në verën e vitit 2024, por ai mund të pensionohet tashmë këtë sezon. Atëherë Tudor do të bëhej kandidati i parë për të marrë përsipër skuadrën që aktualisht po lufton për të shkuar në Evropë, transmeton Fol Drejt.