Xavi Hernandes ka një listë me lojtarë, të cilët kërkon që gjatë merkatos së verës, drejtuesit e blaugranave të bëjnë të mundur transferimin e tyre, në mënyrë që tekniku spanjoll të kthejë Barcelonën në majën e futbollit europian.
Nëse deri tani Robert Lewandowski është një “dëshirë” e madhe e Xavit për repartin e sulmit, një tjetër lojtar është “ëndrra” e tij për të transferuar në “Camp Nou”.
Sipas “Mundo Deportivo” bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva, i cili pëlqehet shumë nga timonieri i katalanasve.
Talenti portugez, mund të jetë pjesë e një shkëmbimi me Frenkie de Jong. Tashmë ka 13 gola dhe 6 asistime në 47 paraqitje vetëm në 2021-2022./FolDrejt/