Pasi Leo Messi u shfaq në Barcelonë për darkë me miqtë e tij Busquets dhe Jordi Alba, programi Tot Costa i Catalunya Ràdio zbuloi se Joan Laporta u takua me Jorge Messin, babain e Lionel Messit.
Në takimin në fjalë, sipas informacioneve të sipërpërmendura, të dy folën për të ardhmen e lojtarit, i cili e përfundon kontratën e tij më 30 qershor dhe nuk e ka rinovuar atë ende me klubin parisien.
Deri më tani, as Laporta dhe as Barça nuk kanë dashur të mbyllin derën për një rikthim hipotetik të Messit në klubin e Barçës. Edhe pse familja Messi ka shprehur dyshimet e tyre, qoftë në deklaratat e diskutueshme të vëllait të Lionel Messit, Matías Messit.
Ky takim mes Joan Laporta dhe Jorge Messi do të rihapë debatin për rikthimin e Messit, i cili do të kushtëzohet edhe nga ulja e pagave që Barça duhet të kryejë verën e ardhshme dhe kushtet ekonomike të vendosura nga Liga.
Por hapi i parë tashmë është hedhur dhe takimi mes Laportës dhe babait të Leos mund të jetë kyç për të rivendosur urat mes tyre, transmeton Fol Drejt.