Sipas Goal, Joao Cancelo, i cili i është bashkuar Bayern Munichut si huazim nga Manchester City deri në përfundimin e sezonit aktual, ka folur sinqerisht për të ardhmen e tij dhe ka diskutuar se si zgjedhja për t’u bashkuar me bavarezët ishte një zgjedhje e lehtë për të, transmeton Fol Drejt.
“Më duhet të luaj për të qenë i lumtur. Unë e respektoj vendimin e Guardiolës, për mua ishte e lehtë të pranoja Bayernin pasi ata kanë një histori të madhe”, ka treguar 28-vjeçari në një intervistë për O Jogo.
“Bayerni ka një opsion për të blerë, nuk e di nëse do ta paguajnë atë, por unë do të jap më të mirën për klubin.”/FolDrejt/