João Cancelo është i hapur për të qëndruar në Bayern Munich duke nënshkruar me ta kontratë të përhershme, sipas Florian Plettenberg të Sky Germany, përcjell Fol Drejt.
Trajneri i Bayern-it, Julian Nagelsmann, si dhe drejtuesit më të lartë të klubit besojnë se mbrojtësi portugez është shumë më i mirë se sa ka treguar që kur u bashkua nga Manchester City në huazim në janar.
Megjithatë, vendimi përfundimtar për të ardhmen e Cancelos nuk do të merret menjëherë. /FolDrejt/