Presidenti i SHBA Joe Biden i ka dhënë Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson një biçikletë të ndërtuar me dorë në takimin e tyre të parë si udhëheqës të G7 në Anglinë jug-perëndimore.
Eshtë bërë nga një firmë e vogël e Filadelfias që iu dha vetëm disa ditë për të ndërtuar një biçikletë të kuqe, të bardhë dhe blu që normalisht kërkon muaj për t’u ndërtuar. Z. Johnson është parë shpesh duke udhëtuar me biçikletë rreth Londrës. Dhurata e tij për Z. Biden ishte një fotografi e vendosur në mur që tregonte fushatarin amerikan të anti-skllavërisë Frederick Douglass.
Imazhi i ish skllavit, i cili u bë një figurë kryesore në lëvizjen abolicioniste të Shekullit 19, është pjesë e gjurmëve murale të Edinburgut, raporton BBC News, percjell Foldrejt.com