Presidenti i Amerikës, Joe Biden i ka dërguar sot një letër u.d të presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani ku e ka uruar për 13 vjetorin e pavarësisë, atë dhe popullin e Kosovës.
Në këtë letër, Biden ka shprehur gatishmërinë e tij që të punojë me qeverinë e re e cila do të vije në Kosovë.
Ai po ashtu ka ripërmendur edhe çështjen e dialogut me Serbinë, dhe faktin se ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
Biden shkruan:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për ta siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës.