Kirby, i cili njihet për publikun si zëdhënës i Pentagonit, ka qenë më parë në Departamentin e Shtetit dhe ka shërbyer gjithashtu si sekretar i shtypit i Pentagonit nën ish-ministrin e Mbrojtjes Chuck Hagel.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, do të bëhet koordinator për komunikimet strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Në këtë rol, Kirby do të koordinojë përpjekjet ndër-agjenci për të paraqitur politikën e Shteteve të Bashkuara dhe do të jetë një përfaqësues i spikatur i administratës për të gjitha çështjet e lidhura,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë./FolDrejt/