Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara kanë informacione që tregojnë se Koreja e Veriut po furnizon në mënyrë të fshehtë Rusinë me një numër të konsiderueshëm predhash artilerie për përdorim në Ukrainë.
Kirby tha në një konferencë virtuale se Koreja e Veriut po përpiqej të mbulonte dërgesat duke i përcjellë ato nëpër vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
“Indikacionet tona janë se Koreja e Veriut po furnizon në mënyrë të fshehtë dhe ne do të monitorojmë nëse dërgesat janë pranuar”, tha Kirby, duke iu referuar vendit me akronimin e emrit të tij zyrtar, duke shtuar se SHBA do të konsultohej me OKB për çështjet e llogaridhënies mbi dërgesat.
“Nuk është një numër i vogël i predhave, por ne nuk besojmë se janë në një sasi të tillë që do të ndryshonin vrullin e luftës,” tha ai.
Koreja e Veriut tha në shtator se nuk i kishte furnizuar kurrë Rusisë armë apo municione dhe nuk ka plane ta bëjë këtë./FolDrejt/