Uashingtoni zyrtar po verifikon raportet që pretendojnë se Ukraina përdorte automjete ushtarake amerikane brenda territorit rus, tha sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, Kievit iu tregua qartë se SHBA-të nuk mbështesin përdorimin e pajisjeve (ushtarake) amerikane për qëllime të tilla, raporton Reuters.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të hënën se formacionet sabotuese nacionaliste ukrainase që pushtuan territorin e rajonit të Belgorodit, në zonën kufitare me Ukrainën, u shkatërruan dhe se me atë rast “u vranë më shumë se 70 terroristë”./FolDrejt/