Vendet me të ardhura mesatare, kryesisht në Azi, përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj rritjeje, duke rritur popullsinë e tyre me rreth 700 milionë njerëz që nga viti 2011.
Popullsia e botës sot i ka kaluar tetë miliardë njerëz, njoftuan Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se rajonet që tashmë përballen me mungesë burimesh për shkak të ndryshimeve klimatike janë në më shumë vështirësi, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Arritja e tetë miliardë njerëzve është “një shenjë e suksesit të njerëzimit, por është gjithashtu një rrezik i madh për të ardhmen tonë”, tha John Wilmot, drejtor i departamentit të popullsisë së OKB-së./FolDrejt/