Kryeministri britanik Boris Johnson ka siguruar publikun britanik për vaksinën e Oxford-it, AstraZeneca, duke thënë se ai vetë do të marrë injeksionin me këtë vaksinë kundër Covid-19 ditën e premte.
Rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se “përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid tejkalojnë shumë më shumë, çdo rrezik dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të marrin vaksinën kur u kërkohet ta bëjnë këtë”, tha Johnson në Downing Street.
“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për miqtë tanë evropianë që sot Agjencia Evropiane e Mjekësisë arriti në një përfundim të qartë shkencor – dhe unë citoj -” kjo është një vaksinë e sigurt dhe efektive ” ka thënë më pas Johnson.