Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot si një moment historik deklaratën e propozuar nga G7 për parandalimin e pandemive të ardhshme, që parashikon në mënyrë të veçantë për të reduktuar afatin për të zhvilluar vaksinat dhe për të reformaur Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
“Me këtë marrëveshje, demokracitë kryesore në botë do të angazhohen për të penguar që një pandemi botërore të përsëritet edhe një herë, në mënyrë që shkatërrimet e shkaktuara nga COVID-19 të mos përsëriten kurrë”, theksoi kryeministri britanik, Boris Johnson në llogarinë e tij në Twitter./atsh/ /FolDrejt.com/