Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të udhëtojë në Suedi dhe Finlandë, të mërkurën, pasi të dyja vendet po e konsiderojnë anëtarësimin në aleancën veriatlantike.
Suedia dhe Finlanda pritet të marrin një vendim nëse do të aplikojnë për t’u bërë pjesë e NATO-s këtë muaj.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën, por për sigurinë më të gjerë të Evropës”, tha zëdhënësi i kryeministrit.