Më duhet të njoftoj se ekziston një ide e tillë. Unë e konsideroj veten kandidat. Është një pozicion shumë i mirë dhe i rëndësishëm. Tani NATO është më e fortë se kurrë, tha Johnson për Rada TV, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve ukrainas në lidhje me perspektivat e tij për të udhëhequr Aleancën e Atlantikut të Veriut, përcjell Fol Drejt.
Johnson shtoi se ai nuk sheh ndonjë kontradiktë në anëtarësimin e Ukrainës në NATO si një anëtar i plotë.
Unë nuk shoh ndonjë kontradiktë në anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Anëtarësimi i Ukrainës është një perspektivë, duhet të ndodhë, tha Johnson.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi të hënën se synon të largohet nga posti në vjeshtën e këtij viti.
Po largohem këtë vjeshtë, jam i sigurt se aleanca do të gjejë një person të denjë për të më zëvendësuar, tha ai në një intervistë për CNN./FolDrejt/