“Kam frikën se plani që shohim është për atë se lufta mund të jetë më e madhja në Evropë që nga viti 1945 e deri më tani”, tha kryeministri britanik, Johnson.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson deklaroi se provat tregojnë se Rusia ka planifikuar “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”, shkruan AA.
Në një intervistë për BBC, Johnson tha se “E vërteta është se të gjitha shenjat janë në drejtimin se plani në disa aspekte ka kohë që ka filluar”.
“Inteligjenca tregon se Rusia ka për qëllim fillimin e një pushtimi që do të rrethojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin”, theksoi Johnson duke shtuar se presidenti amerikan Joe Biden u ka shprehur liderëve perëndimorë se inteligjenca ka bërë të ditur se forcat ruse nuk kanë planifikuar të hyjnë në Ukrainë nga lindja nëpërmjet rajonit Donbas, por edhe nga rajoni përreth Bjellorusisë dhe Kievit.
“Kam frikën se plani që shohim është për atë se lufta mund të jetë më e madhja në Evropë që nga viti 1945 e deri më tani”, tha Johnson i cili shtoi se njerëzit duhet të marrin parasysh jo vetëm humbjet e ukrainasve por edhe humbjet e mundshme të të rinjve rusë./FolDrejt/