I takon popullit ukrainas të vendosë nëse dhe kur duan të arrijnë një marrëveshje me Rusinë për të arritur paqen, thotë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Ai thotë se i takon presidentit Volodymyr Zelensky dhe popullit ukrainas të vendosin, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
“Ne nuk mund të bëhemi më ukrainas se ukrainasit, të gjithë e kuptojnë këtë”, ka thënë ai.
“Detyra jonë është thjesht të justifikojmë parimin, të mbrojmë të drejtën e ukrainasve për të mbrojtur veten e tyre. Kjo është ajo që ne po bëjmë.”
Por, Johnson thekson se presidenti rus Vladimir Putin nuk po ofron një marrëveshje./FolDrejt/