Kryeministri britanik Boris Johnson po kontakton me udhëheqësit e Bashkimit Europian në një përpjekje për të parandaluar të ashtuquajturin nacionalizëm vaksinor, pas një grindje rreth vaksinës AstraZeneca/Oxford, sipas një zyrtareje të lartë.
Helen Whately, ministre e Shtetit në Departamentin e Shëndetësisë, tha se kishte spekulime, disa hamendësime dhe një element retorike rreth eksportit të vaksinave në Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian.
Kjo vjen pasi blloku akuzoi kompaninë për dështim në përmbushjen e dozave të premtuara, disa prej të cilave prodhohen në Britaninë e Madhe.
BE ka pretenduar se Britania e Madhe kishte eksportuar zero doza, ndërsa i ka dërguar 10 milionë doza ish-anëtares së tij.
Javën e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kërcënoi me kufizime të mëtejshme të eksporteve, të cilat mund të synonin veçanërisht kundër AstraZeneca dhe Britanisë së Madhe.
Whatley i tha BBC të hënën se ishte e rëndësishme që BE dhe vendet e tjera “nuk duhet të ndjekin nacionalizmin e vaksinave ose proteksionizmin e vaksinave”.