fbpx
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Johnson publikon një video-apel për publikun rus: Putin akuzohet për krime lufte në Ukra

Lexoni edhe..

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka publikuar një video në mediat sociale drejtuar publikut rus në të cilën thotë se trupat e vendit të tyre po kryejnë mizori në Ukrainë, duke përfshirë masakrën e civilëve dhe përdhunimin e grave.

Në videon e publikuar nga “Downing Street No 10” në Twitter, kryeministri britanik inkurajon rusët të përdorin një lidhje interneti VPN për të pasur “qasje në informacione të pavarura” dhe më pas të ndajnë të vërtetën.

“Presidenti juaj e di që nëse ju do të mund të shihnit se çfarë po ndodh, nuk do ta përkrahnit luftën e tij”, pohoi ai.

“Ai e di se këto krime tradhtojnë besimin e çdo nëne ruse, të cilat me krenari i përshëndesin djemtë e tyre ndërsa nisen për t’iu bashkuar ushtrisë. Ai e di se ato janë një njollë për nderin e vetë Rusisë”, shtoi Johnson.

Duke folur rusisht në fund të videos, kryeministri thotë se Vladimir Putin akuzohet për krime lufte, por se nuk beson se presidenti po vepron në emër të popullit të tij. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme