Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe tha se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kërcënoi atë me një sulm raketor gjatë një bisede telefonike urgjente përpara sulmit rus në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.
Johnson, në një dokumentar të BBC-së për bisedimet e Putinit me liderët botërorë, tha se Putini i tha atij se një sulm i tillë raketor “do të zgjasë vetëm një minutë”.
Ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse kërcënimi ishte serioz, transmeton FolDrejt.