Kryeministri britanik, Boris Johnson, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pushtimi i Ukrainës do të ishte një katastrofë politike.
Boris është pyetur se pse telefonata e tij me presidentin Putin – i caktuar dje – u vonua, me arsyetime se kjo ishte për shkak të problemeve politike në vend, njofton Klan Kosova.
Kryeministri britanik tha se nesër do të bisedojë me presidentin Putin, duke shtuar se ekziston një “rrezik i qartë dhe shumë i pranishëm”.
Ai thotë se Putini “po mban një armë” në kokën e Ukrainës dhe po përpiqet të “minojë fitimet e mëdha” të dekadave të mëparshme dhe “të rivizatojë hartën e sigurisë së Evropës”.
“Ky moment është absolutisht kritik – është jetike që ne të qëndrojmë së bashku për Ukrainën, ashtu siç jemi”, thotë Johnson.
“Qëndrimi ynë është se urgjente është koha dhe kjo duhet të adresohet tani”.