“Ai vazhdon të arrijë gradual, të ngadalshëm, por kam frikë nga përparimi i prekshëm dhe kjo është arsyeja pse është absolutisht jetike që ne të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ushtarake për ukrainasit”, thekson Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se presidenti rus Vladimir Putin po bën përparim të ngadalshëm, por të prekshëm në rajonin ukrainas të Donbasit, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Kam frikë se Putini, me një kosto të madhe për veten dhe ushtrinë ruse, vazhdon të pushtojë ngadalë terrenin në Donbas”, tha Johnson për Bloomberg TV./FolDrejt/