Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson u takua me kongresmenë nga Partia Republikane për t’i bërë presion SHBA-së që të ruajë nivelin e ndihmës për Ukrainën si më parë, me synimin për t’u mbrojtur nga një sulm rus.
Johnson foli me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, tha anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme Joe Wilson, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Johnson është planifikuar gjithashtu të takohet me një grup senatorë republikanë, kryesisht Todd Young./FolDrejt/