Fol Drejt
E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Johnsoni do të miratojë ligjin e Brexitit deri në Krishtlindje

5 vjet më parë
in BOTA, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Fituesi i zgjedhjeve në Britaninë e madhe Boris Johnson ka shtuar ritmin për marrëveshjen e Brexitit. I frymëzuar nga shumica absolute për konservatorët e tij, parlamenti i ri duhet të votojë për ligjin javën e ardhshme.

Pas zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe, punët po ecin me shpejtësi: parlamenti i ri do të mblidhet të enjten, Mbretëresha Elizabeth II do të shpallë programin e ri të qeverisë. Marrëveshja për daljen nga BE do të hidhet në votë të premten. Miratimi i saj në parlament, për shkak të shumicës së re parlamentare, konsiderohet si çështje thjesht formale.

“Le ta përfundojmë Brexitin” ishte slogani qendror i fushatës së kryeministrit britanik Boris Johnson. Për ta zbatuar këtë në praktikë, Johnsoni dëshiron të ndryshojë plotësisht aparatin qeveritar, siç bënë të ditur punonjësit në disa gazeta të së dielës. Pastaj qeveria dëshiron t’u kushtohet projekteve të mëdha të reformave: ministritë do të shkrihen dhe aparati i nëpunësve civilë do të zvogëlohet. Investime prej miliarda paundësh në shërbimin shëndetësor do të përcaktohen me ligj.
Përpjekje për të fituar ish-votuesit e laburistëve

Që në fundjavë, kryeministri Boris Johnson udhëtoi për në verilindje të Britanisë për të folur me ish-votuesit laburistë. Ky rajon ka qenë me dekada në duart e laburistëve. Ai e përfytyron sa e vështirë ka qenë për ish-votuesit e laburistëve që këtë herë të votojnë për konservatorët, tha Johnsoni gjatë një vizite në Sedgefield, zona e mëparshme elektorale e politikanit laburist dhe ish-kryeministrit Tony Blair.

“Dua që njerëzit në verilindje të dinë se Partia Konservatore dhe unë do t’i përgjigjemi besimit të tyre”, tha kreu i qeverisë. Sapo të përfundojë faza e parë e Brexitit, fokusi kryesor i qeverisë së tij do të jetë në çështjet sociale, të cilat kanë qenë të rëndësishme për votuesit laburistë, tha Johnsoni.

“Një njeri në ngut”

Për planet e Johnsonit për Brexitin pas zgjedhjeve u shpreh ish-ambasadori britanik në BE, Ivan Rogers. Ai pret bisedime të ashpra për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Brukselit dhe Londrës, tha ai. Johnsoni “do të vërë BE kundër SHBA në bisedimet e tregtisë së lirë vitin e ardhshëm,” i tha Rogers gazetës “Handelsblatt” të dielën. Rogers ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe në Bruksel deri në vitin 2017.


Ish-Ambasadori Rogers është kritik ndaj planeve të shpejta të JohnsonitIsh-Ambasadori Rogers është kritik ndaj planeve të shpejta të Johnsonit

“Ai do t’u thotë evropianëve se po të vendosni shumë kushte për një marrëveshje, unë mund të bëj një marrëveshje edhe me Donald Trump-in,” tha Rogers. “Unë nuk do të befasohesha nëse Johnsoni u jep përparësi negociatave me Shtetet e Bashkuara. Atij i pëlqejnë pozat teatrale.”

Rogers pret që me e shumta, me BE të arrihet një “marrëveshje e shpejtë, e fëlliqur”. “Me këtë dua të them një marrëveshje që parashikon tarifa doganore zero dhe kuota zero për mallrat. Britania e Madhe në këtë rast do të duhej t’u përmbahej rregullave të rrepta të konkurrencës dhe t’u lejonte peshkatarëve evropianë qasje në ujërat britanike. Kjo do të ishte e vetmja gjë që mund të bëhej brenda një kohe të shkurtër.”

Nga këndvështrimi britanik, një marrëveshje e tillë minimale vetëm për mallrat nuk është “një marrëveshje e mirë”, u shpreh Rogers, sepse firmat britanike eksportojnë kryesisht shërbime. Qeveria britanike do të hiqte dorë nga asi i saj i vetëm. “BMW-ja atëherë do të vazhdonte të eksportonte makina pa taksa në Mbretërinë e Bashkuar, por një firmë në Londër nuk do të kishte mundësi të ofronte shërbime në BE”, tha ish-ambasadori. Johnsoni do të përpiqet edhe për një marrëveshje të tillë, tha Rogers. “Ai është në ngut, sepse dëshiron të jetë i lirë dhe i pavarur deri në fund të vitit 2020. Politikisht ai ndodhet nën presion politik, për të përfunduar shpejt Brexitin”.

Humbësi i zgjedhjeve Corbyn nën presion

Johnsoni ka njoftuar në mënyrë të përsëritur se do ta nxjerrë Britaninë nga BE në 31 Janar. Deri tani, miratimi i ligjeve të nevojshme ka dështuar për shkak të rezistencës në parlament. Por konservatorët e Johnsonit fituan një shumicë të qartë në zgjedhjet të enjten e kaluar. Kundërshtari i tij Jeremy Corbyn e udhëhoqi Partinë laburiste në rezultatin e saj më të dobët në mbi 80 vjet. Ai kërkoi falje për këtë të dielën dhe mori përsipër përgjegjësinë.

Corbyni tha të dielën se koha për laburistët do të vijë. Shumë anëtarë të partisë Laburiste e konsiderojnë deklaratën shumë të paqartë dhe kërkojnë dorëheqjen e Corbyn-it. Por 70-vjeçari Corbyn këmbëngul që partia nën udhëheqjen e tij ka përgjigjet e duhura për pyetjet më të ngutshme. Tha se ishte krenar për këtë. “Kjo tregon se ai nuk ka vullnet të kuptojë pse pësuam një humbje kaq katastrofale,” shkroi në Twitter politikania e njohur laburiste, Harriet Harman. “Ai duhet të japë dorëheqjen.”

Politikanë të tjerë laburistë i kërkuan gjithashtu Corbyn-it të largohej. Por kreu i partisë dëshiron të qëndrojë në detyrë deri në pranverë. Deputetja Lisa Nandy tha në një bisedë politike në BBC të dielën se ajo ishte e gatshme ta pasojë atë në krye të partisë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Shqipëri: Përgjegjësit për sigurinë e godinave para drejtësisë

Lajmi tjetër

Konferenca Botërore për Klimën në Madrid përfundon thuajse pa rezultat

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM