Johnson & Johnson sot filluan shpërndarjen e vaksinës së saj me dozë të vetme kundër COVID-19 në vendet e BE-së, thanë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe kompania.
Kompania fillimisht kishte planifikuar të fillonte dërgesat e saj në fillim të prillit, por vonoi shpërndarjen për shkak të çështjeve të prodhimit.
“Dozat e para po largohen nga depot për vendet anëtare sot”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian të hënën një konference shtypi, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Kompania amerikane është zotuar të japë 55 milionë doza për vendet e BE-së deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, kishte thënë më parë komisioneri i industrisë së BE-së Thierry Breton.
Edhe një zëdhënëse e Johnson & Johnson ka konfirmuar se filloi dërgesat të hënën në vendet e BE-së, Norvegjia dhe Islanda, por nuk pranoi të komentonte mbi furnizimet për prillin dhe tremujorin e dytë.